Henry e paralajmëron Mbappen: Te Real Madridi nuk ke shumë kohë për t'u adaptuar - NACIONALE

Henry e paralajmëron Mbappen: Te Real Madridi nuk ke shumë kohë për t'u adaptuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi Thierry Henry e ka këshilluar Kylian Mbappen ta gjejë sa më parë formën te Real Madridi sepse klubi madrilen nuk të jep shumë kohë.

Francezi po vazhdon të kritikohet vazhdimisht për formën te “Los Blancos”, ndërsa dje u la nën hijen e Vinicius Jr, i cili realizoi het-trik në përmbysjen e madhe të Realit 5:2 ndaj Dortmundit.

Henry, i cili ka analizuar te “CBS Sports” tha se Mbappe po hasë në vështirësi shkaku i pozitës, por që nuk ka shumë kohë për ta gjetur formën.

“Ai duhet të pajtohet me faktin se është lojtar i Real Madridit. Është shumë vështirë, por shkon me fanellë. Duhesh të pajtohesh disi”.

“A po luan lojën më të mirë që e pamë te PSG-ja? Jo. Ka shumë për të mësuar dhe e di se është e çuditshme për ta thënë, ose luaj si një numër nëntë më mirë. Prandaj është shumë vështirë për të për momentin”.

Të shënosh gola nuk është e mjaftueshme për këso lloj klubi. Do ta luaj avokatin e djallit. Gjithnjë themi se duhet kohë për t’u adaptuar në klubin e ri, por fatkeqësisht, kur e mban këtë fanellë, nuk ke shumë kohë”, paralajmëroi Henry.

Në 13 ndeshje, Mbappe tashmë ka shënuar tetë gola por që të gjithë po presin ta shohin formën që kishte te ish klubi francez.

Lajme të ngjashme