Henderson refuzon ribashkimin me legjendën e Liverpoolit Gerrard te Al Ettifaq - NACIONALE

Henderson refuzon ribashkimin me legjendën e Liverpoolit Gerrard te Al Ettifaq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, raportohet se ka refuzuar një shans për t’iu bashkuar legjendës së të kuqve, Steven Gerrard te skuadra nga Arabia Saudite, Al Ettifaq.

Ndërsa kapiteni i Liverpoolit ishte në shënjestër të Gerrardit pas emërimit të tij në Ettifaq si trajner, gazetari i CBS Sports Ben Jacobs, ka raportuar se Henderson e ka refuzuar ofertën, pasi ai ka frikë se një lëvizje e tillë do të ndikonte në shanset e tij për t'u zgjedhur për Kombëtaren e Anglisë në Euro 2024.

Henderson

33-vjeçari mbetet një lojtar me vlerë jetike në skuadrën e Liverpoolit dhe ai luajti 43 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar. Kontrata e tij me të kuqtë është deri në vitin 2025.

Jordan Henderson England Senegal 2022 World Cup

Emërimi i Gerrard në Ettifaq mund të shohë që klubi të synojë më shumë lojtarë që luajnë në Premierligë dhe interesimi i tij për Henderson nuk është befasi. Dyshja luajtën së bashku gjithsej 142 herë, si për Liverpoolin ashtu edhe për Anglinë.

Steven-Gerrard

Henderson do të përfshihet në para-sezonin e Liverpoolit, pasi ata kërkojnë t’i harrojnë kujtimet e sezonit 2022-23, pasi dështuan të kualifikoheshin për në garën më të fortë evropiane, Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme