Henderson: Do ta analizojmë ndeshjen, Reali na ndëshkoi nga gabimet tona
Mesfushori Jordan Henderson thotë se është një humbje e rëndë ndaj Real Madridit, por që skuadra duhet të këndellet shpejtë.
Liverpool u poshtërua nga “Los Blancos” me rezultat 2:5 në “Anfield", derisa ndeshja kthyese zhvillohet pas tre javëve.
Pas ndeshjes për “BtSport”, Henderson komentoi këtë humbje duke thënë se Reali ka kualitet të lartë dhe i ndëshkuan pas gabimeve të tyre.
"Është humbje e vështirë ta pranosh. Padyshim është zhgënjyese dhe zemëruese për rezultatin. Ne pjesën e parë mendoj se u paraqitem mirë, ndoshta ishim pafat që shkuam me barazim. Bëmë shumë gabime, sidomos drejtë golit dhe kur gabon ndëshkohesh dhe kjo ndodhi".
"Ata kanë lojtarë kualitativ në çdo pozitë dhe vërtetë mendoj se nuk ishte faull dhe pas kësaj ata morën në dorë lojën. Në dy ndeshjet e fundit mbajtëm portën e paprekur, është vështirë të flasësh këtu sepse ata kanë shumë kualitet dhe ne e dinim, kur nuk mbrohesh 100 për qind është vështirë".
"Luajtëm një pjesë të parë mirë, menduam që ishim në formë dhe krijuam disa shanse të shkëlqyera. Goli i parë i tyre ishte një finalizim i mirë, individisht shkëlqyer, pastaj i dyti ishte një gabim por gjëra që mund të ndodhin dhe pas të tretit gjërat ndryshuan. Pjesa e parë ishte mirë, në të dytën jo aq mirë dhe u ndëshkuam".
"Ne do ta analizojmë dhe duhet të lëvizim shpejtë, të fokusohemi në ndeshjet e Premierligës dhe të flasim për këtë kur të vije momenti".
"It's a difficult defeat to take"
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 21, 2023
"We were unlucky to go in level at half-time"
"We have to move on quickly"
Jordan Henderson reacts after a heavy defeat to Real Madrid...💬#UCL pic.twitter.com/pGefWRBWx6
Përballja kthyese do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 15 mars 2023.