Hector Bellerin arrin marrëveshje personale me Barcelonën - NACIONALE

Hector Bellerin arrin marrëveshje personale me Barcelonën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellein ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Spanjolli që nuk është në planet e Mikel Artetas do të largohet këtë verë dhe skuadra londineze është e gatshme ta lirojë duke ia ndërprerë kontratën.

Arsenal është i lumtur me largimin e Bellerin pasi që do të shpëtonin nga pagat e tij të larta.

Nga ana tjetër, tashmë i mbetet vetëm Barcelonës që ta zyrtarizojë, por do të vonohet disa orë pasi që fillimisht Sergino Dest duhet t'i bashkohet AC Milanit.

Amerikani ka udhëtuar për në Itali, ku do të kryejë testet mjekësore pasi arriti marrëveshje për huazim për një vit, e nëse "Rossonerët" aktivizojnë klauzolën e blerjes do nënshkruajë për pesë vite.

Lajme të ngjashme