Hazardi pasi pyetet nëse po pensionohet: Jam duke pushuar që tri vjet - NACIONALE

Hazardi pasi pyetet nëse po pensionohet: Jam duke pushuar që tri vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eden Hazardi i ka hedhur poshtë thashethemet se ai është i gatshëm të pensionohet nga futbolli, duke thënë se ende ka energji për të luajtur.

Sulmuesi belg u pajtua për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes me Real Madridin këtë verë, pas një periudhe të mjerueshme në Laliga, ku u cilësua si një dështak për shkak të mungesës së paraqitjeve dhe lëndimeve.

Por me gjithë vështirësitë, 32-vjeçari ngul këmbë se ende mund të luajë në nivel klubi sezonin e ardhshëm.

“E ardhmja ime? Sinqerisht, nuk e di ende”, tha Hazard për RTBF pasi u përshëndet nga Kombëtarja e Belgjikës në barazimin 1:1 me Austrinë në kualifikime për Euro 2024 të shtunën.

“Pas tri viteve të koklavitura, dua thjesht të kaloj kohë me familjen time, të shkoj në pushim. Do ta shohim. Ende ndihem në gjendje për të qenë futbollist profesionist, por në të njëjtën kohë, jam duke pushuar që dy apo tri vjet. Ende kam paksa energji”, shtoi ai.

Hazardit iu dha lumturia prej heroit në Bruksel këtë fundjavë, pas vendimit për t’u pensionuar nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2022, por kjo nuk do ta fshehë faktin se karriera e tij në Real Madrid ishte ndër më të këqijat në historinë e klubit, për shkak të çmimit të lart që pagoi klubi për ta blerë nga Chelsea.

Raportohet se ai ka oferta nga klubet e MLS-së, ku mund t’i ndjekë hapat e Lionel Messit, i cili iu bashkua këtë verë Inter Miamit.

Lajme të ngjashme