Havertz bën heroin për Arsenalin, Topçinjtë fitojnë në momentet e fundit ndaj Brentfordit - NACIONALE

Havertz bën heroin për Arsenalin, Topçinjtë fitojnë në momentet e fundit ndaj Brentfordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull kampion, duke fituar 2:1 ndaj Brentfordit, kështu për të marrë kryesimin e Premierligës, ndonëse kjo mund të jetë vetëm përkohësisht.

Topçinjt kanë janë në një seri fantastike të rezultateve, ku me fitoren e sotme e çojnë në tetë numrin pa humbje dha barazime në Premierligë.

Skuadra e Mikel Artetës ishte pothuajse dominuese në 90 minutat e takimit, por munguan rastet e mira, që janë karakteristikë e kësaj skuadre në ndeshjet e fundit.

Goli i epërsisë për Topçinjt erdhi shpejt, me White që harkoi në zonë dhe Declan Rice që shënoi bukur me kokë për 1:0 në minutën e 19-të.

Brentford arriti të barazonte rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë. Ishte Yoan Wissa që shënoi për 1:1, pas një gabimi katastrofal të portierit Aaron Ramsdale.

Me barazim përfundoi pjesa e parë e takimit, e në 45 minutat e dyta doli në skenë Kai Havertz për ta shpëtuar skuadrën e tij, duke i dhënë një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme.

Zhvillohej minuta e 86-të kur sërish White si në golin e parë harkoi, me sulmuesin gjerman që realizoi për 2:1.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat dhe Arsenali me këtë fitore të vështirë kalon në vendin e parë në Premierligë, pozitë kjo që mund të jetë e përkohshme, pasi varet nga rezultati i takimit të nesërm mes Liverpoolit e Manchester Cityt.

Lajme të ngjashme