Hasani: Mezi pres të luaj te Rapidi - NACIONALE

Hasani: Mezi pres të luaj te Rapidi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Florent Hasani ka thënë se po pret me entuziazëm të nis të luajë për skuadrën e Rapid Bukureshtit.

Hasani u largua nga Tirana për t’iu bashkuar gjigantit rumun në një marrëveshje 600 mijë euro, pas dy sezoneve fantastike në kampionatin shqiptar.

Në një intervistë për faqen zyrtare, Hasani ka treguar se që kur kanë nisur negociatat ka pritur që t’i bashkohet klubit sa më parë, dhe që ka diskutuar edhe me sulmuesin e Kosovës Albion Rrahmani.

“Përshëndetje tifozë të Rapidit. Që kur nisen negociatat me Rapidin, doja vetëm të përfundoja mirë në Shqipëria dhe të bëhesha lojtar i Rapidit. Mezi pres të vije në Bukuresht, të luaj pranë tifozëve dhe t’i arrijmë objektivat”.

“Kam miq që më kanë thënë fjalë të mira për Rapidin. Gjithashtu bisedova me Albionin, që më tha sa gjëra për klubin, njerëzit në klub dhe tifozët e pabesueshëm”, deklaroi ai.

Tani dyshja kanë mundësinë që të luajnë në një klub, e pse jo edhe te kombëtarja e Kosovës, e cila s’e ka ftuar Hasanin që një kohë të gjatë.

Hasani shkëlqeu te Tirana këto sezonet e fundit, ku edicionin e kaluar edhe ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin shqiptar.

Lajme të ngjashme