Harry Maguire nuk u përmbajt në intervistë pas një natë të vështirë kundër Italisë - NACIONALE

Harry Maguire nuk u përmbajt në intervistë pas një natë të vështirë kundër Italisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Harry Maguire ende nuk ka fituar asnjë ndeshje futbolli në të cilën ka astartuar gjatë sezonit 2022/23.

Për Manchester Unitedin, mbrojtësi ka luajtur në tri ndeshje nga minuta e parë, humbjet kundër Brightonit, Brentfordit dhe Real Sociedadit.

Pavarësisht formës së dobët me klubin, Maguiret iu dhurua një start tjetër me Kombëtaren e Anglisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, të premten mbrëma.

Dhe përsëri, Maguire shijoi humbjen, me "Azurët" që fituan 1-0 në shtëpi, falë golit brilant nga Giacomo Raspodori.



Në fund të fundit, ishte një tjetër natë për t'u harruar për Anglinë, e cila tash është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Sa i përket Maguire, ai ishte prapë nën nivelin e duhur dhe duket e çuditshme se Southgate nuk po vendos për Fikayo Tomorin para tij - i cili ka qenë në top formë te Milani.

Po, Maguire ka dhuruar disa paraqitje të mira me Kombëtaren kohëve të fundit, por forma e tij për momentin thjesht nuk është e mirë sa duhet për të qenë në formacionin bazë.

Çka tha Maguire pas humbjes së Anglisë nga Italia?


Kapiteni i Unitedit prapë pati kritika në intervistën pas ndeshjes, megjithatë.

Pak pasi Anglia u mposht në Milano, Maguire u shpreh: "Jam shumë mirë, i gatshëm të luaj. Ndihem mirë dhe i freskët. Në formë, nuk e di çka është thënë, nuk lexoj për këto gjëra.



"Erdha pas tri ndeshjeve pozitive me Anglinë në verë, dhe një parasezone të mirë, ndihesha shumë mirë. Qartazi, trajneri [Erik ten Hag] vendosi të më linte jashtë për një ndeshje, dhe skuadra ka fituar që nga atëherë.

"Po punoj shumë në stërvitje dhe po sigurohem të jem gati kur të vijë mundësia. Kjo është e tëra që mund të bëj për të ndihmuar skuadrën.

"Nuk po koncentrohem në askënd dhe atë që po thonë njerëzit. Mendoj se nëse njerëzit mund të krijojnë storie për mua, jam kapiten i Manchester Unitedit, do të bëhet lajm i madh.

"Pra, kjo është arsyeja pse e bëjnë, iu pëlqejnë klikimet dhe gjërat e tilla, por u futa në Euro pas një periudhe lëndimi prej tetë javëve, dhe nuk luajta asnjë ndeshje, dhe u futa në skuadrën e kompeticionit.

"Në aspektin e plogështisë, dhe gjërat e tilla, jam i sigurt se nuk do të ndodh".

Në rregull, Harry. Ai ka qenë subjekt i kritikave tash e shumë kohë, por qendër mbrojtësi nuk po lejon që të shpërqëndrohet para Kupës së Botës më vonë këtë vit.

Sidoqoftë, nuk mund t'i ikë faktit se dhuroi një paraqitje jo shumë të mirë në "San Siro", të premten, me shumë video të mbrojtësit në aksion që janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Një klip i ish-lojtarit të Leicesterit duke e gjuajtur topin në këndore pas një pritjeje nga Nick Pope, ka shkuar viral në rrjetet sociale.



Maguire shkoi për opsionin më të sigurt, por u duk e panevojshme. Edhe pse Pope nuk ndihmoi në narracion duke mos dalë për ta kapur topin pas pritjes.

Në pjesën e dytë, ylli i Unitedit ishte totalisht jashtë elementit kur u mundua të vënte grackën e pozitës jashtë loje.

Lajme të ngjashme