Harry Maguire duhet të vendosë për të ardhmen në Man United, thotë trajneri Ten Hag - NACIONALE

Harry Maguire duhet të vendosë për të ardhmen në Man United, thotë trajneri Ten Hag

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se kapiteni Harry Maguire duhet të vendosë për të ardhmen e vet në klub.

Mbrojtësi anglez i bëri vetëm 16 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon.

Lisandro Martinez dhe Raphael Varane janë qendërmbrojtësit e parapëlqyer të Ten Hagut në sezonin e tij të parë në Old Trafford.

Askush nuk do të ishte i lumtur me këtë gjendje”, tha Ten Hag për The Times.

As ai nuk është. Ai stërvit gjithmonë në nivelin më të mirë, pra bën përpjekje 100%”, nënvizoi ai.

Maguire i ka bërë disa gabime të kushtueshme këtë sezon, më së fundmi në disfatën e muajit të kaluar 3:0 kundër Sevillës në Ligën e Evropës.

Ten Hag shtoi: “Ai ka konkurrencë të fortë atje (në qendër të mbrojtjes) me Raphael Varane, i cili është fantastik”.

“Të themi unë jam i lumtur që ai është këtu dhe kur kishim nevojë për të ai kreu punën. Por ai e ka edhe një vendim për ta marrë”.

Maguire iu bashkua Unitedit më 2019 nga Leicester City për rreth 90 milionë euro, rekord botëror për një mbrojtës, dhe marrëveshja e tij me klubin mbaron më 2025.

Lajme të ngjashme