Harry Kane thyen heshtjen pas eliminimit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi Harry Kane thotë se është krenar për paraqitjen e Bayern Munichut ndaj Real Madridit pavarësisht eliminimit.
Pas barazimit 2:2 në “Allianz Arena”, Bayern kaloi në epërsi me Davies, por që Reali bëri një përmbysje në 2:1 përmes Joselus për të avancuar në finale.
Anglezi do ta kalojë një tjetër sezon pa trofe, pavarësisht që shënoi 44 gola në sezonin debutues te Bayerni, mirëpo ka mbetur i kënaqur me mënyrën si luftuan në “Santiago Bernabeu”.
“Nata e mbrëmshme ishte e vështirë për t’u pranuar. Krenar se si luftuam në dy ndeshjet, që do të thotë gjithçka që duhet të dini për shpirtin e skuadrës dhe se sa lartë mund të shkojmë”, shkroi ai në “Twitter”.
Gutted. Last night was tough to take. Proud of how we battled over the two legs which says everything you need to know about the spirit of this team and how far we can go. #MiaSanMia pic.twitter.com/yVyq9gBPbO
— Harry Kane (@HKane) May 9, 2024
Kane u largua nga fusha në fundin e ndeshjes, ku Thomas Tuchel u kritikua tejmase por që pas ndeshjes shpjegoi se e largoi shkaku i lëndimit.
“Kane kishte probleme në shpinë, nuk ishte e mundur të luante më shumë. Të katër sulmuesit thanë se duhet të largoheshin”.
Bayern Munich e kalon tani këtë sezon pa trofe dhe i mbetet për ta gjetur pasuesin e Tuchelit për të luftuar edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë, Real Madridit i duhet ta mposhtë Borussia Dortmundin në “Wembley” për të fituar trofeun e 15-të në histori të këtij kompeticioni.