Harry Kane thotë se do të shkëmbente gjithçka për trofeun e “Euro 2024” - NACIONALE

Harry Kane thotë se do të shkëmbente gjithçka për trofeun e “Euro 2024”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Harry Kane thotë se do të shkëmbente gjithçka në karrierë për ta ndihmuar Anglinë ta fitojë Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ylli i Bayern Munichut është ndër sulmuesit më të mirë të kësaj gjenerate, por pavarësisht që ka 30 vjet, ende nuk e di se çka është të fitojë trofe.

Kane e ka pranuar se është i etur për të bërë më mirë këtë herë dhe ndihmuar “Tre Luanët” që ta fitojnë trofeun e dytë të madh në histori.

“Nuk është sekret që s’kam fituar trofe në nivelin ekipor dhe çdo vit që kalon jam më i motivuar për ta ndryshuar këtë”.

“Nesër mbërma, kam shansin për ta fituar trofeun më të madh që mund ta fitosh dhe të bëj historinë me kombëtaren time”.

“Padyshim do të bëja gjithçka që kam bërë në karrierën time për ta fituar këtë trofe. Nënkupton gjithçka. Do të ishte ndjenja më e pabesueshme si futbollist dhe jam i sigurt se tifozët do ta bëjnë historinë”.

“Ishte vështirë në Evropianin e kaluar dhe tani jemi edhe më të uritur për ta fituar në mënyrën tonë, por e dimë që do të jetë jashtëzakonisht vështirë mbrëma”.

Kane pavarësisht kritikave mund ta fitojë edhe Këpucën e Artë të “Euro 2024”, meqenëse ka tre gola, aq sa kanë edhe pesë lojtarë të tjerë, përfshirë kundërshtarin Dani Olmo.

Lajme të ngjashme