Harry Kane shënon het-trik, Bayern Munich pa mëshirë ndaj Mainzit - NACIONALE

Harry Kane shënon het-trik, Bayern Munich pa mëshirë ndaj Mainzit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një periudhe jo shumë të mirë, duke se Bayern Munich është kthyer furishëm në garën për titull, pasi shënoi fitore me rezultat të thellë 8:1 ndaj Mainzit, me Harry Kane që kompletoi het-trikun.

Skuadra e Thomas Tuchel mori një fitore të rëndësishme në Ligë të Kampionëve, duke u kthyer nga disavantazhi, për t'u kualifikuar në çerekfinale, që siç duket ishte pika e kthesës e klubit.

Bavarezët në Allianz Stadium u treguan fare pa mëshirë ndaj një skuadre që rrezikon seriozisht rënien nga elita gjermane e futbollit, me Kane që shkëlqeu sërish.

Sulmuesi anglez e hapi serinë e golave, kur shënoi për 1:0 në minutën e 13-të i asistuar nga Musiala.

Vetëm shtatë minuta më pas, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë.

Mainz arriti të ngushtonte rezultatin në 2:1 me anë të Nadiem Amirit, por ky doli të ishte goli i vetëm i tyre në këtë takim.

Bayern Munich deri në fund të pjesë së parë shënoi edhe një herë, kësaj radhe Goretzka ishte në rolin e asistuesit, në golin e shënuar në minutat shtesë për 3:1.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e filloi furishëm pjesën e dytë, ku në minutën e 47-të ishte Thomas Muller që shënoi për 4:1, me Musialën që bëri asistin e dytë në këtë ndeshje.

Musiala e gjeti vetën në listën e realizatorëve për rezultatin 5:1 në minutën e 61-të, me Kane kësaj radhe që asistoi.

Sergey Gnabry i inkuadruar në minutën e 62-të në lojë, bëri ndikim të menjëhershëm dhe shënoi për 6:1 katër minuta pasi hyri në fushë.

Ndërsa për rezultatin 7:1, ishte Harry Kane që kompletoi het-trikun e tij, që tashmë shkon në 30 numri i golave të shënuar nga ai në Bundesliga.

Goretzka shënoi të dytin personal dhe për rezultatin përfundimtar 8:1 në minutat shtesë.

Bayern Munich me këtë fitore gjendet në vendin e dytë me shtatë pikë më pak se Bayer Leverkusen, skuadër kjo që nuk ka asnjë humbje këtë sezon dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme