Harry Kane i zhgënjyer me Bayernin shkaku i Tuchelit - NACIONALE

Harry Kane i zhgënjyer me Bayernin shkaku i Tuchelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Harry Kane thuhet se ka mbetur i zhgënjyer që trajneri Thomas Tuchel po largohet nga Bayern Munich, pas raportimeve për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Anglezi u largua nga klubi i fëmijërisë Tottenham në verën e kaluar për t’iu bashkuar Bayernit në një marrëveshje 82 milionë funte, ku Tuchel luajti rol kyç.

Kane donte të punonte me ish trajnerin e Chelseas, mirëpo pas vetëm disa muajve Bayern njoftoi se në fundin e sezonit tekniku gjerman do të largohet shkaku i rezultateve të dobëta.

Kësisoj, Kane ka mbetur i zhgënjyer me klubin gjerman pasi do të donte të bashkëpunonte ende me Tuchelin, ku po shkëlqen këtë sezon.

“TalkSport” raporton se Kane nuk do ta refuzonte largimin pas vetëm një sezoni, por ka dyshime nëse Unitedi do të ishte vendi i duhur për të fituar trofe, meqenëse edhe kjo skuadër është nën revolucion.

Kane ka shkëlqyer në sezonin debutues në Bundesliga duke shënuar 36 gola dhe dhuruar 11 asistime në 34 paraqitje, mirëpo ekziston që ta mbyllë edhe sezonin pa trofe.

Bayern u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, është 10 pikë mbrapa Bayer Leverkusenit andaj vetëm Liga e Kampionëve mbetet kompeticioni më real, ku momentalisht janë në çerekfinale.

Lajme të ngjashme