Harry Kane e ‘godet’ Tottenhamin: Erdha te Bayern Munich për ta ndjerë presionin e të fituarit trofe
Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka bërë një deklaratë që mund të mos i pëlqejë tifozëve të Tottenhamit. Ai tha se erdhi te Bayern Munich për ta ndjerë presionin e të fituarit trofe, kur diskutoi për largimin e tij nga skuadra londineze te kampioni i Gjermanisë.
Duke folur për Sky Sports, Kane u hap në ditët e tij të para si lojtar i Bayern Munichut dhe gjithashtu presionin që vjen me të luajturit për gjigantët gjermanë, duke ‘goditur’ aksidentalisht skuadrën e tij të vjetër Tottenham Hotspurs.

"Në fund të fundit, ishte të përmirësohesha [me bashkimin me Bayern], të ndjeja një presion të ri për të fituar tituj çdo vit, për të shkuar larg në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe për ta shtyrë veten deri në atë kufi," tha Kane.
30-vjeçari, siç tha ai, do të ndiejë një lloj të ri presioni nga vitet e tij në Tottenham tani që ai është në një nga skuadrat më të mëdha në botë, duke tentuar të fitojë çdo trofe të mundshëm, gjë që nuk ia mundësonte skuadra e tij e vjetër.
Kane ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij të plotë për Bayernin këtë fundjavë, me Bundesligën që do të fillojë të shtunën dhe Bayern duke luajtur me Werder Bremen.
Harry Kane e pati mundësinë ta fitonte trofeun e parë me bavarezët në ditën e transferimit të tij, por skuadra e re e tij u ‘shkatërrua’ nga Leipzig e Dani Olmo në Superkupën e Gjermanisë me rezultat 3:0, duke vazhduar periudhën pa trofe të sulmuesit anglez.

