Harry Kane dëshiron të luajë në “Old Trafford”, thotë Tuchel
Sulmuesi Harry Kane e pret me entuziazëm përballjen ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”, kështu ka deklaruar trajneri i tij Thomas Tuchel.
Anglezi ishte i lidhur me një kalim te skuadra angleze gjatë verës, por në fund përfundoi te kampioni i Gjermanisë me Tottenhamin që refuzoi ta shet te ndonjë rival.
30-vjeçari e ka nisur për mrekulli jetën te Bayerni, duke regjistruar 22 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat kurse do të përballet me Unitedin këtë të martë.
Tuchel e ka pranuar se Kane është duke shikuar për rikthimin në Angli dhe mezi e pret këtë sfidë.
“Po, për të 100 për qind. Ai është fitues, kampion”.
“Është mirë të rikthehesh në Angli dhe në Old Trafford. Harry dëshiron dhe mendoj se mezi e pret”.
“Harry është top profesionist dhe djalë fantastik që është përshtatur shumë mirë me jetën në Gjermani”.
Man United do ta zhvillojë një përballje aspak të lehtë ndaj Gjermanisë, pasi me humbje do të eliminohen përfundimisht nga faza grupore, pra nuk do ta sigurojnë asnjë vend në Ligën e Evropës.
Megjithatë, në rast të fitores dhe një barazimi në sfidën Galata – Copenhagen, Man United do të avancojë tutje si pozitë e dytë.