Harrojeni LeBron Jamesin, Steph Curry është mbreti i NBA play-offs
Në një tjetër ndeshje të rëndësishme, Golden State Warriors u rikthyen nga humbja në ndeshjen e së dielës për të mposhtur Sacramento Kings në Chase Center për të barazuar serinë në 2:2 në kuadër të playoffs në NBA.
Kampionët në fuqi kishin nevojë për 32 pikë nga organizatori i lojës së tyre Stephen Curry për ta krijuar një epërsi të lartë në çerekun e tretë dhe për ta mbajtur atë në të katërtin. MVP i finales së NBA 2022, Curry, vazhdoi gjithashtu një nga rekordet e tij të shumta në gjuajtjet nga distanca ndaj Sacramentos, pasi ai shënoi pesë trepikësha në këtë fitore të ngushtë.
Rekordi që dëshmon madhështinë e Curryt
Në ndeshjen e katërt të së dielës, dy herë MVP i NBA-së, Curry, shënoi ndeshjen e tij të 39-të në play-off, nga 138 të mundshme, me më shumë se 30 pikë dhe pesë ose më shumë trepikësh.
Most playoff games with 30+ points & 5+ 3s made in NBA history:
— NBA University (@NBA_University) April 23, 2023
1. Steph Curry: 39
2. James Harden: 17
3. Klay Thompson: 13 pic.twitter.com/9m6qi14VT1
Asnjë lojtarë tjetër nuk i afrohet kësaj pike. Dy lojtarë të cilët janë afër është ylli i Philadelphia 76ers, James Harden dhe bashkëlojtari i Curryt në Warriors, Klay Thompson. Harden ka arritur ta bëjë 17 herë këtë në 154 ndeshje të play-offit, ndërsa Thompson 13 në 149 ndeshje të NBA play-off.
Curry me shumë gjasë do të zgjasë edhe një herë rekordin e tij në mëngjesin e hershëm të së enjtes, ku Warriors dhe Kings do të përballen në sallën e Sacramentos, Golden 1 Center, për ndeshjen e pestë mes tyre.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/71599385/1439907169.0.jpg)
Kings të radhitur në vendin e tretë morën dy ndeshjet e para të serisë në shtëpi, duke zgjatur një rekord të padëshiruar për Warriors. Duke përfshirë play-offin, Warriors ka fituar vetëm 11 nga 43 ndeshjet si mysafir këtë sezon, shifra më e keqe për një kampion në fuqi të NBA-së që nga Chicago Bulls e sezonit 1997/98./Orselina Lazraj
