Hap mbrapa në karrierë, Ibrahim Dresevic transferohet në Japoni - NACIONALE

Hap mbrapa në karrierë, Ibrahim Dresevic transferohet në Japoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi që te kombëtarja e Kosovës u përdor si mesfushor defansiv Ibrahim Dresevic, ka bërë një lëvizje befasuese te skuadra e sapo promovuar në nivelin më të lartë në Japoni, FC Machida Zelvia.

Dresevic ka vendosur t’i jap fund qëndrimit në Superligën Turke, duke u bërë futbollisti i tretë kosovar në histori që luan në Japoni.

FC Machida Zelvia përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e 26-vjeçarit.

Duam t’iu informojmë se është vendosur që Dresevic do t’i bashkohet klubit në një transferim të përhershëm nga skuadra turke Fatih Karagumliu”.

Ndërsa, kosovari është ndarë i lumtur me këtë transferim duke shtuar se mezi pret të luajë te klubi japonez.

Jam i lumtur që i jam bashkuar këtij klubi të madh. Jam i emocionuar të luaj për skuadrën dhe tifozët”.

Është një eksperiencë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Dua që të fitoj me këtë klub. Dua të luaj”, deklaroi ai.

Kjo padyshim ishte një lëvizje befasuese për Dresevic, meqenëse kishte zhvilluar 16 paraqitje në Superligën turke duke dhuruar dy asistime.

Me kalimin në Japoni, Dresevicit edhe i zbritën shanset që të luajë më te kombëtarja e Kosovës, në rrugëtimin e ri – shpresën për kualifikim në Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme