Hap fals nga Juventusi, mposhtet nga Lazio në çastet e fundit të takimit - NACIONALE

Hap fals nga Juventusi, mposhtet nga Lazio në çastet e fundit të takimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër ndeshje radhazi pa fitore. Kjo është seria negative që po vazhdon ta përcjellë Juventusin, tani duke humbur nga Lazio 1:0 në momentet e fundit të takimit, kështu duke i dhënë mundësi Interit të largohet dhe më shumë në krye të tabelës.

Zonja e vjetër e mbyll muajin mars pa fitore, ku në katër ndeshje të zhvilluara, përfshirë edhe këtë sot, kanë humbur dy dhe barazuar dy të tjera.

Takimi në Olimpico të Romës u dominua nga skuadra e Lazios, si në posedim ashtu edhe në raste, ndonëse këto të fundit ishin të pakëta në këtë përballje.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë, me Adam Marusic që çoi topin në rrjetë, i asistuar nga ish-lojtari i Arsenalit, Matteo Guendouzi.

Me rezultatin 1:0 përfundoi takimi dhe Juventusi humb mundësinë të kthehet në vendin e dytë dhe tashmë është larg 17 pikë prej Interit të vendit të parë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër Lazio mban gjallë shpresat për një kualifikim në garat evropiane.

Lajme të ngjashme