Hansi Flick i vetëm në konferencë për shtyp, pse munguan lojtarët e Gjermanisë? - NACIONALE

Hansi Flick i vetëm në konferencë për shtyp, pse munguan lojtarët e Gjermanisë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kombëtares gjermane, Hansi Flick, kishte një arsye të çuditshme pse asnjë nga lojtarët e tij nuk u shfaq përkrah tij teksa foli për media të shtunën, duke thënë se vendi ku qëndrojnë si skuadër është shumë larg dhe lojtarët e tij duhet të koncentrohen në ndeshjen me Spanjën.

Gjermania po përgatitet për ndeshjen e së dielës në Kupën e Botës me Spanjën, në atë që tashmë duket një lojë vendimtare për fatin e tyre, pas humbjes tronditëse 2-1 ndaj Japonisë.

Gjatë konferencës për shtyp të Gjermanisë, Flick zbuloi se asnjë nga lojtarët e tij nuk ishte aty për të folur me mediat pasi baza e tyre stërvitore është shumë larg nga Doha.

Konferencat për shtyp një ditë para ndeshjes u mbajt në Doha, megjithëse baza e Gjermanisë është në veriun e largët të Katarit dhe Flick nuk donte që lojtarët e tij të humbnin tre orë duke udhëtuar.

Ai u tha gazetarëve: “Unë erdha vetëm sepse nuk donim që një lojtar të kalonte tre orë në rrugën që të vinte këtu. Njëzet e gjashtë lojtarët janë të rëndësishëm dhe të gjithë duhet të fokusohen në lojë. Unë jam optimist.”

Gjermania është vetëm një nga tetë Kombëtaret në Kupën e Botës që vendosën të mos vendosin bazën e tyre në Doha.

Kampi i tyre bazë është në Zulal Wellness Resort, është 114 kilometra larg nga stadiumi Al-Bayt në Doha, ku do të zhvillohet ndeshja e tyre me Spanjën.

Para ndeshjes së parë kundër Japonisë, Joshua Kimmich kishte shoqëruar Flick, pasi skuadra kishte fjetur në Doha një ditë para hapjes së tyre, në mënyrë që të përgatiteshin më mirë.

Me një humbje ndaj Spanjës, Gjermania mund ta përfundojë rrugëtimin këtu, që për një skuadër si kjo është një dështim i madh. Humbja ndaj Japonisë mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Hansi Flick.

Lajme të ngjashme