Hana Beiqi e përfundon garimin në Lojërat Olimpike, zë vendin e tetë në baterinë e gjashtë - NACIONALE

Hana Beiqi e përfundon garimin në Lojërat Olimpike, zë vendin e tetë në baterinë e gjashtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Notarja 15-vjeçare nga Kosova, Hana Beiqi, e ka përfunduar garimin e saj në 50 metra stil të lirë në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke përfunduar e fundit në baterinë e saj.

Beiqi që erdhi me ftesë në Lojërat OIimpike, e përfundoi garën në kohën 27:34, një nga rezultatet e saj më të mira, por jo afër rekordit të saj personal.

Ky është një rezultat i mirë për 15-vjeçaren që shërben në pikë, që është synimi kryesor i garueses kosovare, për të fituar normën olimpike për në Lojërat Olimpike 2028 që mbahen në Los Angeles.

Hana Beiqi e zuri vendin e 43-të nga 79 garuese sa e mbyllën garën, duke qenë një nga më të shpejtat deri në baterinë e shtatë, por që bateritë e fundit ishte shumë larg rezultatit të saj.

Kështu mbyllet garimi i 15-vjeçares në Lojërat Olimpike, që shpreson që në Lojërat Olimpike të ardhshme të sigurojë një normë olimpike, pasi që është një notare me shumë perspektivë.

Lajme të ngjashme