Hajnat grabisin shtëpinë e Baggios, legjenda italiane përfundon në spital pas rrahjes
Legjenda e futbollit së Italisë, Roberto Baggio, është lënduar gjatë një vjedhje të amratosur që ka ngjarë në shtëpinë e tij.
Incidenti ka ngjarë është orën 22 të kohës lokale, kur së paku pesë persona hynë me dhunë në shtëpinë e Baggios, 57-vjeçar, shkruan BBC.
Ish-futbollisti i Juventusit e Milanit, është dërguar në emergjencë për shkak të dhunës që ishte ushtruar ndaj tij.
“Në fjalimin e tij të parë publik që nga incidenti, Baggio falënderoi dashamirësit, duke shtuar: "Tani gjithçka që mbetet është të kapërcejmë frikën", vazhdon shkrimi i BBC.