Hadërgjonaj: Ndeshje si të tjerat, luajmë për fitore
Florent Hadërgjonaj së bashku me përzgjedhësin Alain Giresse kanë folur para gazetarëve në prag të sfidës miqësore ndaj shtetit helvet.
Lojtari i Kasimpasa's turke, tha se kjo ndeshje për të do jetë sikur të tjerat dhe është përgatitur për të si për do ndeshje tjetër, përcjell Gazeta Nacionale.
Tutje, ai shtoi se si skuadër do të luftojnë për të mposhtur Zvicrën.
"Jo vetëm për mua, por për shumë futbollistë tonë do të jetë ndeshje speciale. Por, unë përgatitem si për çdo ndeshje tjetër. Do jetë ndeshje speciale pasi luajmë edhe ndaj një prej skuadrave më të mira në botë.
Besoj që po. Është lojë miqësore dhe speciale, por ne përgatitemi për ta fituar çdo ndeshje. Besoj se e kemi treguar vetën disa herë me kundërshtarë tjerë të mëdhenj. Ne luftojmë për me mposht Zvicrën”, tha mes tjerash 27-vjeçari.