Haalandi është i veçantë – por Messi mbetet i paprekshëm
Sulmuesi norvegjez po shënon gola për qejf në Manchester City, por ai është ende shumë larg sezonit më të mirë të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.
Erling Haalandi është fenomen. Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë. Manchester City e dinte se po e merrte një top sulmues kur ia pagoi Borussia Dortmundit 56 milionë euro për të nënshkruar me norvegjezin verën e kaluar. Por kurrë nuk ka mundur t’i shkonte mendja se ai do të ishte kaq frytdhënës.
Haalandi e shënoi golin e 50-të në të gjitha garat për Cityn kundër Fulhamit të dielën. Ishte goli i tij i 34-të vetëm në Premierligë – me të cilin ai e barazoi rekordin e Andy Cole dhe Alan Shearer për më së shumti gola brenda një sezoni të vetëm.
Terminatori i Cityt padyshim se do t’i shënojë edhe disa gola të tjerë deri në përfundim të këtij sezoni, me skuadrën e Pep Guardiolës që ende është në kërkim të fitimit të tripletës, por ai ka shumë pak gjasa t’i afrohet rekordit për më së shumti gola të shënuara brenda sezoni të vetëm në të gjitha garat në ligat e mëdha evropiane.
Ky rekord mbahet ende nga Lionel Messi, i cili i shënoi 73 gola për Barcelonën gjatë sezonit 2011/12.
Guardiola ishte trajner i Barçës në atë kohë, dhe kishte një mesazh për botën e futbollit derisa tentoi ta shpjegonte se çfarë po bënte Messi.
“Mos shkruani për të, mos e përshkruani atë. Thjesht shikojeni atë”, tha Guardiola atë kohë.
Paraqitjet individuale të Messit atë vit nuk do të përsëriten kurrë, dhe rekordi i tij është edhe më i shquar për faktin se po luante në një Barçë të shthurur që po vinte drejt fundit të një epoke.
🏆 Supercopa 2011
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 15, 2023
⚔ Barça 3-2 Madrid (Agg: 5-4)
⚽ Iniesta, Messi X2 pic.twitter.com/n3MPGxklal
Haalandi e meriton çdo lëvdatë që po e merr në Mançester, por Messi ishte në një planet tjetër.
Messi i shënoi 73 gola në vetëm 60 paraqitje. Argjentinasi e shënoi nga një gol çdo 71.5 minuta për Barçën dhe 53 prej tyre i shënoi nga loja e hapur. 14 penallti dhe 3 gjuajtje të lira.
Sezoni më i mirë i Messit nuk ishte vetëm shkaku i golave. Ai i dhuroi edhe 29 asiste për bashkëlojtarët e vet, që sot e asaj dite është rekord i përbashkët në pesë ligat kryesore evropiane (përkrah Juan Matas së Chelseat në sezonin 2013/14).
Ikona e Barcelonës i dha 0.5 asiste për 90 minuta, 16 prej të cilëve në La Liga, që është rekord në futbollin spanjoll.
Po ashtu, aftësitë e tij prej plajmejkeri i veçuan Messin nga të tjerët. Ai ka sy të pakrahasueshëm për gol por edhe vizionin që s’e ka askush për pasime dhe aftësi për t’i ekzekutuar ato.
🏆 #OTD in 2011, Barça beat Santos 4-0 in Yokohama, to win the Club World Cup. Goals from #Messi 2x, #Xavi, and @cesc4official. pic.twitter.com/8sfuNgU0hU
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 18, 2020
