Haaland nuk di të ndalur, Manchester City fiton në Etihad përballë Brightonit - NACIONALE

Haaland nuk di të ndalur, Manchester City fiton në Etihad përballë Brightonit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester City ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në ndjekje të kreut të tabelës, ku po qëndron Arsenali që nga fillimi. Qytetarët fal dy golave të Erling Haaland dhe një të Kevin De Bruynes fituan me rezultat 3:1 ndaj Brightonit.

Skuadra e Pep Guardiolës u kthye te fitoret, pas një humbje të hidhur nga Liverpooli të dielën e kaluar në Anfield me rezultat 1:0, që rezultoi me humbjen e parë në këtë sezon për skuadrën e trajnerit spanjoll.

Qytetarët filluan mirë takimin, duke rrezikuar herë pas here portën e Roberto Sanchezit, por gola nuk kishte deri te mesi i pjesës së parë.

Image contains: Person, Human, Clothing, Apparel

Zhbllokimin e rezultatit e bëri, kush tjetër veçse Erling Haaland që shënoi për 1:0 në minutën e 22-të pas një asistimi të mrekullueshëm nga portieri brazilian, Ederson Moares.

Ky gol ishte i 16-të për norvegjezin në këtë sezon të Premierligës.

Kjo nuk ishte e tëra për pjesën e parë.

Zhvillohej minuta e 40-të, kur mesfushori portugez, Bernardo Silva, depërtoi në zonë mes disa futbollistëve dhe u pengua nga vija mbrojtëse, por që fillimisht gjyqtari i takimit nuk dha shenjë te pika e bardhë.

Pas tre minutave lojë përafërsisht, aksioni vijues mbaroi, dhe gjyqtari shkoi të konsultohej me VAR-in dhe pas rishikimit të rastit ai akordoi penallti për qytetarët.

Erling Haaland mori topin dhe penalltinë e konkretizoi me gol në minutën e 43-të me një goditje të fortë në krahun e djathtë të portierit, Sanchez.

Image

Pjesa e dytë ishte shumë e nxehtë, ku në disa raste Brighton u tregua shumë e rrezikshme, ku u nevojit edhe intervenimi i Edersonit në dy raste që shpëtoi gola të sigurt.

Pulëbardhat arritën ta ngushtonin epërsinë në 2:1 me anë të mesfushorit Leandro Trossard në minutën e 53-të.

Image contains: People, Person, Human, Football, Team Sport, Sport, Team, Sports, Soccer

Por një gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori belg, Kevin De Bruyne shoi çdo shpresë të Brightonit për një rezultat pozitiv në Etihad Stadium. Ai goditi fort nga një distancë prej 20 metrash për rezultatin përfundimtar 3:1.

Image

Kjo ishte fitorja e tetë e qytetarëve në këtë sezon, krahas dy barazimeve dhe një humbje, dhe renditet e dyta pas Arsenalit me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa Brighton ka 15 pikë në 11 ndeshje dhe gjendet e në pozitën e tetë, me një pikë më pak se Liverpooli i pozitës së shtatë.

Lajme të ngjashme