Haaland, lojtari i vetëm pas Messit që e merr notën 10 për herë të dytë nga L’Equipe - NACIONALE

Haaland, lojtari i vetëm pas Messit që e merr notën 10 për herë të dytë nga L’Equipe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Superylli i Manchester City, Erling Haaland, është bërë vetëm lojtari i dytë që e merr notën e përkryer 10 nga gazeta e famshme dorështrënguare L’Equipe.

Përfaqësuesi i Norvegjisë u vlerësua kaq lart pas paraqitjes së mrekullueshme që e bëri kundër Red Bull Leipzig të martën në ndeshjen e kthimit të një të tetës në Ligën e Kampionëve.

Në vetëm 63 minuta lojë, Haalandi i shënoi pesë gola kundër klubit gjerman, duke i ndihmuar Cityt të fitojë 7:0 këtë ndeshje, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Pjesa dërrmuese e lojtarëve elitarë e përfundojnë karrierën pa ia dalë të marrin notën 10 nga L’Equipe, por Haalandi i ka marrë dy vetëm këtë sezon.

E para ishte në derbin e Mançesterit në Etihad në nëntor, një ndeshje që City e fitoi 6:3 dhe Haalandi shënoi het-trik dhe i dhuroi dy asiste.

Vetëm 13 lojtarë në histori e kanë marrë notën 10 nga L’Equipe në histori, gjë që tregon se sa dorështrënguar është ajo.

Vetëm një lojtar tjetër ka arritur t’i marrë dy nota të përkryera 10-she gjatë karrierës së tij, Lionel Messi.

Argjentinasi u vlerësua me notën maksimale për dy prej paraqitjeve të tij më ikonike në Ligën e Kampionëve. Së pari kur i shënoi katër gola në fitoren e Barcelonës kundër Arsenalit më 2010.

Dy vite më vonë, Messi u bë i pari që i merr dy nota 10-she nga L’Equipe, kur i shënoi pesë gola kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme