“Haaland ishte më i miri” - Legjenda e Interit e quan shfaqje komike dhurimin e Topit të Artë te Messi - NACIONALE

“Haaland ishte më i miri” - Legjenda e Interit e quan shfaqje komike dhurimin e Topit të Artë te Messi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Interit, Lothar Matthaus, beson se Erling Haaland, e meritoi më shumë se çdokush Topin e Artë dhe se nata kur iu dhurua ky çmim Lionel Messit për të ishte një shfaqje komike.

Ish-ylli i Interit dhe Gjermanisë, fitues i Topit të Artë në vitin 1990, nuk ishte i lumtur të shihte Messin të fitonte Topin e Artë për të tetën herë në karrierën e tij të hënën.

Lothar Matthäus on X: "1990 #FIFA Ballon d'Or 🙌 ⚽️ #ThrowbackThursday https://t.co/BprKdO65tZ" / X

Haaland ka bërë më mirë se Messi gjatë gjithë vitit”, tha 62-vjeçari për Sky Deutschland, cituar nga La Gazzetta dello Sport.

“Ky çmim nuk është i merituar dhe dëshmon se Kupa e Botës vlen më shumë se gjithçka. Për mua, askush nuk ishte më i mirë se Haaland, ai ishte më i miri në 12 muajt e fundit. Ai fitoi tituj të rëndësishëm me Manchester Cityn, duke vendosur një rekord për gola. Ishte një shfaqje komike edhe nëse unë kam qenë gjithmonë tifoz i Messit.”

Matthäus gjithashtu fitoi Topin e Artë pasi udhëhoqi vendin e tij Gjermaninë Perëndimore për të fituar ndaj Italisë në 1990. Ish-ylli i zikaltërve shënoi 53 gola në 153 paraqitje me Interin midis viteve 1988 dhe 1992.

Germany's Ballon d'Or Winners | FOOTY FAIR

Ai fitoi një titull në Serie A në 1988-89 dhe një Kupë UEFA, që tani njihet si Liga e Evropës, në 1990-91.

Katër yje të Serisë A u renditën në top 30 për Topin e Artë 2023: Nicolò Barella, Lautaro Martinez, Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian u bë lojtari me renditjen më të lartë si lojtar i Napolit dhe reprezentues nigerian ndonjëherë, duke përfunduar i 8-ti.

Lajme të ngjashme