Haaland e bën heroin, Manchester City e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Brentfordit - NACIONALE

Haaland e bën heroin, Manchester City e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Brentfordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, ka fituar ndeshjen e mbetur ndaj Brentford me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Erling Haaland.

Skuadra e Pep Guardiolës e dominoi tërësisht takimin, me shumë raste të krijuara për gol, por vetëm një shkoi në rrjetë, për të sjellë tre pikët shumë të vlefshme.

Pjesa e parë në Eitihad Stadium përfundoi pa gola, ndërsa në 45 minutat e dyta një gol i sulmuesit Erling Haaland e solli fitoren.

Zhvillohej minuta e 71-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Julian Alvarez e shërbeu Haalandin në qendër të mesfushës, i cili me një vrapim të gjatë duke shfrytëzuar një rrëshqitje të kundërshtari doli përballë me portierin, për të shënuar lehtësisht për 1:0.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, me Manchester Cityn që fiton tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Qytetarët tani kur janë me ndeshje të barabarta, kanë një pikë më pak se lideri, Liverpool, dhe një më shumë se Arsenali i vendit të tretë.

Lajme të ngjashme