Haaland: Do të bëj gjithçka për ta fituar tripletën historike - NACIONALE

Haaland: Do të bëj gjithçka për ta fituar tripletën historike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, është zotuar se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar klubit ta fitojë tripletën historike.

City e ka fituar titullin në Premierligë këtë sezon dhe synon t’i fitojë dy finale, FA Cup kundër Manchester Unitedit të shtunën dhe Ligën e Kampionëve kundër Interit më 10 qershor, për ta fituar tripletën.

Unitedi i fitoi të tre këta trofe në vitin 1999 dhe është klubi i vetëm anglez që e arritur këtë tripletë.

Do të ishte e pabesueshme ta shkruajmë këtë histori”, tha Haalandi.

Me gjithë mbizotërimin vendor në vitet e fundit, City ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Haalandi shpreson se ai është ajo copëza që i kishte munguar klubit për ta siguruar suksesin në turneun më të madh të futbollit në Evropë.

“Kjo është arsyeja pse më sollën atë këtu natyrisht, për ta fituar këtë, nuk kemi pse ta fshehim”, nënvizoi Haalandi.

Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta arritur këtë. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj se ëndrrat përmbushen”, shtoi 22-vjeçari.

Ai megjithatë e pranoi se nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës t’i fitojë dy finalet e këtij muaji.

Por nuk do të jetë e lehtë – janë dy finale kundër dy ekipeve që do të bëjnë gjithçka për ta shkatërruar këtë. Ata do të jenë të motivuar, do të jenë të gatshëm dhe ne duhet ta luajmë lojën tonë më të mirë, sepse kështu kemi mundësi shumë të mirë për ta arritur këtë”.

Haalandi ka pasur një sezon të parë madhështor në futbollin anglez qëkur iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi verën e kaluar.

Ai e ka thyer rekordin e Premierligës për më së shumti gola brenda një sezoni dhe, në përgjithësi, i ka shënuar 52 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Lajme të ngjashme