Gurreiro pritet të mungojë ndaj Realit, por rikthehet De Ligt - NACIONALE

Gurreiro pritet të mungojë ndaj Realit, por rikthehet De Ligt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka marrë një lajm të mirë dhe një të keq para përballjes ‘jetike’ ndaj Real Madridit.

“Bavarezzët” kanë konfirmuar se mbrojtësi Raphal Gurreiro ka pësuar një dëmtim në gju, kësisoj do të mungojë në përballjen e të mërkurës mbrëma,

“FC Bayern duhet t’ia dalë pa Raphael Guerreiro në ndeshjet e mbetura. Portugezi ka pësuar një goditje në ligament dhe ka pësuar lëndim në gju në ndeshjen ndaj Stuttgartit të shtunën. Kjo u konfirmua nga ekzaminimet të bëra nga departamenti mjekësor i Bayernit”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Megjithatë, lajm i madh është rikthimi i mbrojtësit Matthijs de Ligt, që kishte munguar në përballjen e parë ndaj Real Madridit shkaku i lëndimit.

Holandezi është shëruar plotësisht dhe është kthyer në stërvitje të plotë me bashkëlojtarët, ku tani i duhet vetëm stërvitja për të qenë i gatshëm për të nisur nga minuta e parë.

Në ndeshjen e parë në vend të De Ligt luajti mbrojtësi Kim-min Jae, i cili faktikisht ishte fytyra tragjike duke bërë dy gabime amatore, nga të cilat Reali realizoi dy herë.

Kujtojmë, përballja mes Realit dhe Bayernit zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme