Gundogan shpjegon arsyen e largimit nga Man City - NACIONALE

Gundogan shpjegon arsyen e largimit nga Man City

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ilkay Gundogan ka shpjeguar se u largua nga Man City shkaku që klubi i nisi vonë diskutimet për rinovimin e kontratës.

Në një intervistë për “Bild”, gjermani shpjegoi se kampioni i Anglisë deri vonë nuk dha asnjë shenjë që do t’i ofronte një kontratë të re.

Shumë njerëz nuk e dinë këtë. Në fund, nuk kishte lidhje për një vit apo dy (kohëzgjatja e kontratës). City priti shumë derisa bisedimet u avancuan. Nëse do të ndodhte më parë, situata mund të ishte ndryshe”.

Në fund ta fitonim tripletën ishte përfundimi perfekt, nuk mund të vinte në një kohë më të mirë. Ishte ëndërr e fëmijërisë që të luaj për Barcelonën”.

Kur vjen në çerekfinale apo gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, lojtarët duan të koncentrohen në sport. Nuk e dija se çfarë do të ndodh. Nuk mund të planifikoja asgjë. Pep më vlerësoi gjithmonë, por zyrtarisht nuk kishte asnjë lëvizje nga klubi për një kohë të gjatë”.

Deri në muajin maj nuk kishte asnjë arsye të vogël për mua që të ndryshoj”.

Atij gjithashtu i ka mbetur peng që s’ka mundur të përshëndetet me skuadrën, pasi lamtumirë iu ka thënë vetëm përmes telefonit.

Fatkeqësisht nuk kisha mundësi t’iu thosha lamtumirë përballë sepse vendosa vetëm pas Ligës së Kampionëve, dy ditë para ndeshjes së Gjermanisë ndaj Kolumbisë”.

Ishte padyshim telefonata më e vështirë në jetën time. Biseda ishte emocionale, por Pep ishte i lumtur për mua. Kalova te klubi i zemrës dhe fëmijërisë, ai ishte tifoz prandaj shumë i lumtur. Ai gjithashtu më tha se nëse i duhem mund ta kontaktoj në çdo kohë”.

Lajme të ngjashme