Guardiola tregon se a po largohet apo jo Bernardo Silva në drejtim të Barcelonës - NACIONALE

Guardiola tregon se a po largohet apo jo Bernardo Silva në drejtim të Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur që Barcelona nuk ka bërë asnjë ofertë serioze në drejtim të yllit portugez, Bernardo Silva, për ta rrëmbyer atë në këtë afat kalimtar veror.

Guardiola tha se ai nuk do të pengojë Bernardo Silva dhe një lëvizje te Barcelona nëse mesfushori dëshiron të largohet nga Eithad Stadium, por shpjegoi se katalanasit nuk kanë bërë një ofertë të mirëfilltë për të nënshkruar me mesfushorin portugez.

Manchester City's Spanish manager Pep Guardiola

"Dua të sqaroj atë që thashë, unë nuk dua asnjë lojtar që nuk dëshiron të jetë këtu. Por ne duhet të marrim një ofertë, nuk kemi marrë një ofertë të duhur. prandaj kjo është arsyeja." Guardiola tha në një konferencë për shtyp përpara Community Shield. “Ai është lojtari ynë, ne e duam atë dhe nëse ata [Barcelona] e duan atë, ata do të marrin një aeroplan, do të vijnë këtu dhe do të bisedojnë me drejtorin tonë sportiv dhe CEO për të arritur një marrëveshje.

Nuk është hera e parë që Silva dëshiron të largohet nga City. Megjithatë, Guardiola tha se klubi dëshiron t'i ofrojë atij një kontratë të re për të siguruar që ai të mos largohet për një çmim të ulët vitin e ardhshëm ose falas në dy vjet. City tashmë i ka dhënë lamtumirën dy lojtarëve jetik për sukseset e tyre, kapitenin Ilkay Gundogan dhe sulmuesin Riyad Mahrez.

Bernardo Silva Manchester City 2022-23

“Kur klubet e tjera duan lojtarët tanë dhe ata janë lojtarë me të vërtetë të rëndësishëm, së pari ata duhet të bëjnë një ofertë dhe kjo nuk ka ndodhur për Silvan akoma”, tha ai.

Guardiola tha gjithashtu se dëshiron që Kyle Walker të mbetet në City. Mbrojtësi anglez është lidhur shumë me një kalim te Bayern Munich.

Kyle Walker Man City 2022-23

Humbja e Kyle dhe Bernardo do të ishte shumë e vështirë, prandaj ne do të bëjmë gjithçka për t'i mbajtur ata sepse ata duan të jenë vërtet këtu”, shtoi ai. "Kur humbim këta lloj lojtarësh, duhet të shkojmë në treg. Këta lloj lojtarësh nuk kushtojnë 10 milionë funte, 20, 30, 40 apo 50, jo, ata janë më të shtrenjtë se kaq. Dhe ne kemi nevojë për këto para për të investuar në lojtarë të tjerë për ta bërë ekipin sa më të fortë”.

Kampioni i Premierligës dhe Ligës së Kampionëve do të përballet me Arsenalin të dielën në Wembley në kuadër të Community Shield, ndërkaq rrugëtimin për ta mbrojtur titullin kampion në Angli e fillon më 11 gusht kundër Burnlyet.

Lajme të ngjashme