Guardiola thotë se Messi dhe Haaland e meritojnë Topin e Artë - NACIONALE

Guardiola thotë se Messi dhe Haaland e meritojnë Topin e Artë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi dhe Erling Haaland, të dy e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë, sipas trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Messi ishte kapiten i Argjentinës për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar, ndërsa Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për të ndihmuar Cityn të fitonte Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Kupën.

Messi dhe Haaland janë dy favoritët për çmimin që do të shpallet në një ceremoni më 30 tetor dhe Guardiola tha se të dy lojtarët meritojnë të fitojnë.

“Gjithmonë kam thënë se Topi i Artë duhet të jetë në dy seksione; një për Messin, pastaj një tjetër, kështu që Haaland duhet të fitojë, po”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp të premten.

Close the shop' - Erling Haaland told to 'never go back' to 'claptrap' Ballon d'Or awards if he loses to Lionel Messi | Goal.com US

"Ne fituam tripletën, ai shënoi një milion gola. Sezoni më i keq për Messin është më i miri për pjesën tjetër të lojtarëve. Të dy e meritojnë atë. Realisht dua që Haaland ta ketë atë sepse ai na ndihmoi të arrijmë atë që arritëm, do të doja shumë. Por Messi fitoi Kupën e Botës”.

Haaland shënoi dy gola për Norvegjinë në një fitore 4:0 ndaj Qipros gjatë ndeshjeve ndërkombëtare dhe Guardiola do të shpresojë se kjo do të shkaktojë një rikthim në formë me Cityn pasi kaloi tre ndeshje klubi pa gol.

Brighton janë vizitorët në stadiumin Etihad të shtunën, ku skuadra e trajnerit spanjoll do të shpresojë të kthehet te fitoret, pasi pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit 1:0.

Lajme të ngjashme