Guardiola: Të gjithë e përkrahin Liverpoolin e jo Manchester Cityn, edhe pse s’ka histori në Premierligë - NACIONALE

Guardiola: Të gjithë e përkrahin Liverpoolin e jo Manchester Cityn, edhe pse s’ka histori në Premierligë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pep Guardiola ka thënë se të gjithë në Angli janë përkrahës të Liverpoolit, pas fitores së skuadrës së tij Manchester City 5:0 kundër Newcastle të dielën.

Fitorja bindëse në Etihad Stadium vjen pasi Liverpooli lëshoi pikë duke barazuar 1:1 me Tottenhamin një ditë më herët, që nënkupton se City tani ka një epërsi prej tri pikëve në krye të tabelës në Premierligë.

Guardiola po ashtu konfirmoi se treshja e mbrojtjes Kyle Walker, Jones Stones dhe Ruben Dias nuk do të luajnë në ndeshjet e mbetura për shkak të lëndimeve.

Trajneri spanjoll këmbëngul se skuadra e tij nuk parapëlqehet nga njerëzit në Angli kur vjen puna për të zgjedhur fituesin e titullit.

“Të gjithë në këtë vend e përkrahin Liverpoolin, media dhe të gjithë”, tha Guardiola për beIN Sports, i cili e synon titullin e katërt në Premierligë në pesë vitet e fundit.

“Kjo ndodh natyrisht sepse Liverpooli ka histori të jashtëzakonshme në garat evropiane. Por jo edhe në Premierligë, sepse e ka fituar vetëm një titull në 30 vjet, por nuk është problem aspak”, shtoi ai.

Në lidhje me garën për titull, Guardiola nënvizoi: “Na duhet t’i fitojmë nëntë pikë, mbase gjashtë, varësisht se si shkojnë dy ndeshjet e radhës në aspektin e golave”.

“E mërkura është finale e vërtetë për ne, fatin e kemi në duart tona dhe kjo është e rëndësishme”.

City do të përballet me Wolves të mërkurën, para se të udhëtojë drejt Londrës për t’u takuar me West Hamin të shtunën.

Liverpooli, ndërkohë, ballafaqohet me Aston Villën të martën, para finales së rëndësishme në FA Cup kundër Chelseat të shtunën.

“Liverpooli bashkë me Manchester Unitedin janë dy ekipet më të rëndësishme sa i përket titujve, trashëgimisë, historisë, dramave dhe shumë gjërave të tjera”, shtoi Guardiola.

“Por në 11 apo 12 vitet e fundit në jemi aty. E di se nganjëherë ndihemi parehatshëm, por nuk më bën nëse njerëzit duan që Liverpooli të fitojë dhe jo ne. Nuk është problem”.

Lajme të ngjashme