Guardiola shpjegon pse Man City e humbi garën për Declan Rice
Trajneri Pep Guardiola insiston se Manchester City do të kritikohej po të investonte atë vlerë që Arsenali pagoi për mesfushorin Declan Rice.
Dy gjigantët anglezë “luftuan” për shërbimet e Rice, me “Topçinjtë” që në fund dolën fitues, duke paguar mbi 100 milionë funte.
Guardiola konfirmoi se Man City e donte mirëpo që nuk ishin në gjendje ta paguanin shkaku që do ta transferonin edhe Josko Gvardiol.
“Të gjithë e dinë se e donim. Mund ta luanim, kur Rodri nuk do të mundej të luante”.
“Por, në fund Arsenal e kërkoi më shumë ose ndoshta Mikel ishte më bindës se unë, ose vetë klubi. Oferta që bën ne nuk mund ta ofronim sepse menduam për Josko Gvardiol në atë pozitë dhe nuk mund të paguanim aq shumë. Kjo është arsyeja pse”.
Ndër të tjera, tekniku spanjoll shtoi se skuadra angleze do të kritikohej shumë po të investonin atë vlerë.
“Normalisht kur City paguan atë çmim është çmenduri. Kur të tjerët paguajnë, atëherë sa të mençur janë. Kjo ndodh. Por, nuk e mohoj askënd, le të bëjnë çfarë të duan. Nuk gjykoj çfarë bëjnë të tjerët”.
“Ne gjykohemi gjatë tërë kohës, por është në rregull. Nëse do të ishim në mesin e tabelës, kjo nuk do të ndodhte, nuk do të ishte problem ose nën vëzhgimin e të gjithëve”.
Man City ndërkohë është mysafir i Arsenalit me fillim nga ora 17:30.