Guardiola: Po e humbi mendjen ndonjëherë, jam nervoz – kam ditë të këqija
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola thotë se po kalon një periudhë të keqe në aspektin psiqik.
City është në periudhën më të keqe që kur Guardiola mori drejtimin, ku kanë regjistruar vetëm një fitore në 10 ndeshjet e fundit.
Guardiola së fundmi e ka pranuar se po kalon një periudhë të keqe psiqike, por beson plotësisht se skuadra angleze do të përmirësohet.
“Jam nervoz ndonjëherë, kam ditë të këqija, ngatërrohem shumë dhe vrazhdësia më bën nervoz. A e humb mendjen ndonjëherë? Po".
“Unë fle keq dhe nuk e tret mirë ushqimin. Unë gjithmonë duhet të ha lehtë. Vetëm supë në mbrëmje”.
“Por unë jam i njëjti trajner si pesë muaj më parë, ai që fitoi titullin e Premierligës. Unë nuk e luftoj gjendjen time shpirtërore. Nëse gjendja ime shpirtërore është e shëmtuar, është e shëmtuar. Por e di që do të kalojë. E njëjta gjë kur jam shumë i gëzuar. E di që do të kalojë”.
“Besoj sinqerisht se do të jetë një vit me vështirësi të mëdha. Duhet të gjejmë vazhdimësinë. Por nëse ia dalim dhe kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë e lehtë për dikë të përballet me ne”.
City të mërkurën pësoi humbje në udhëtim nga Juventusi, ndërsa pas dy javëve e pret sfida e vështirë kundër Paris Saint-Germain.