Guardiola: Pique ishte një lojtar i ndeshjeve të mëdha, për mua ishte nder ta stërvitja
Pep Guardiola është pyetur gjatë konferencës së rregullt për medie para ndeshjeve të fundjavës në lidhje me pensionimin e Gerard Pique, për të cilin ka pasur fjalë të mëdha.
Në mënyrë krejt të papritur, dje, Gerard Pique, njoftoi se të shtunën do të jetë ndeshja e tij e fundit si futbollist profesionist, sepse më pas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Pas asaj dalje publike, shumë protagonistë të futbollit u deklaruan, duke përshëndetur karrierën që ka bërë mbrojtësi katalonas.
Njëri prej atyre që kishte rol të madh në zhvillimin e mbrojtësit 35-vjeçar ishte vetë Pep Guardiola. Gjatë kohës së tij Pique fitoi të gjitha trofetë e mundshëm.
Guardiola zgjodhi fjalë të mira për ta përshkruar ish-mbrojtësin e tij te Barcelona, të cilin e kishte blerë vetë ai me insistim më 2008.
“U uroj të gjitha të mirat si atij, ashtu edhe familjes së tij. E di që nëna dhe babai i tij janë njerëz të jashtëzakonshme. Pique ishte një lojtar i ndeshjeve të mëdha. Nuk e gabonte interpretimin e asnjë ndeshje të madhe ose – në të kundërtën – kishte sjellje papërshtatshme”, nënvizoi ai.

Guardiola ndihet me fat që ka pasur rastin që ta stërvitë një lojtar të kalibrit të Gerard Piuqe, me të cilin ka ndarë shumë emocione.
“Njerëzit kanë nevoj për atë lloj lojtari. E ardhmja do të jetë e ndritur për të, sepse është një djalë i mençur. Për mua ka qenë një nder ta stërvitja”, përfundoi ai.
Çfarë deklaroi Pique në paralajmërimin e tij lamtumirës?
Një video që u publikua në formë të paparalajmëruar dhe të befasishme, por që emocionoi miliona tifozë të futbollit gjithandej, për shkak se aty u shpalos një lidhje natyrale e tij me klubin që prej fëmijërisë.
Pique gjatë videos sqaroi se nuk ka ndër mend që të luajë në asnjë skuadër pas kapitullit te Barcelona, duke treguar edhe se çka e shtyu të marrë këtë vendim.
“Kam vendosur që ka ardhur koha ta mbylli këtë cikël. Gjithmonë kam thënë që pas Barcelonës nuk do të ketë një tjetër skuadër për mua dhe kështu do të ndodhë”, shtoi ai.

Më pas, deklarativisht pohoi fjalët që as tifozët më kritikë të tij nuk do i prisnin: “Në këtë të shtunë do ta luaj ndeshjen time të fundit në ‘Camp Nou’.”
Kujtojmë se Barcelona të shtunën me fillim në ora 21:00 do të luajë si vendëse ndaj Almerias në kuadër të javës së 13-të të La Ligas.
