Guardiola ‘parashikon’ fituesin e Serie A
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka mbetur i impresionuar nga rezultatet e Interit dhe pret që “Neurazzurët” ta fitojnë titullin në kampionatin italian.
City e mposhti sezonin e kaluar Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, por shumica kanë menduar se gjiganti i Premierligës nuk do të vuante aq shumë sa vuajtën në Stamboll.
Guardiola së fundmi komentoi formën e Interit duke thënë se ata janë duke “fluturuar”.
“Shikoni kualitetin e kundërshtarëve këtu dhe në Evropë, shikoni Interin tani, ata po fluturojnë në Itali”.
“Sezonin e kaluar ishin “Ah, Inter në Ligën e Kampionëve...”. E dinim sa vështirë, shikoni tani, do ta fitojnë ligën italiane nëse asgjë s’ndryshon dhe herën tjetër po fiton me tre apo katër gola”.
“Në Ligën e Kampionëve ata mposhtën një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë si Atletico Madridi në ndeshjen hapëse. Prandaj gjithçka është vështirë shumë vështirë”.
Inter momentalisht është nëntë pikë para në Serie A, por mund ta rrisin distancën në 12 pikë nëse mposhtin Atalantan të mërkurën.
Ndërkohë, sa i përket Cityt janë një pikë prapa Liverpoolit në Premierligë, derisa kanë fituar 2:0 përballjen e parë ndaj Copenhages në Ligën e Kampionëve.