Guardiola paralajmëron Arsenalin: S’jemi kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur - NACIONALE

Guardiola paralajmëron Arsenalin: S’jemi kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola e ka paralajmëruar Arsenalin duke thënë se Manchester City nuk është kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur.

“Qytetarët” u këndellen shpejtë pas asaj humbje nga Newcastle United në Carabao Cup, duke triumfuar në udhëtim te RB Leizpig derisa në vikend përballen me Arsenalin.

Guardiola pas fitores ndaj skuadrës gjermane komentoi pak edhe ndeshjen ndaj “Topçinjëve” duke shtuar se City s’është klub që mposhtet lehtë.

Nuk do të gjykoj rezultatet e skuadrës. Në të dy ndeshjet e fundit nuk ishim ndoshta në paraqitjen më të mirë, por nuk është e lehtë kur 10 lojtarë mbrohen në zonë”.

10 lojtarë në mbrojtje, pesë lojtarë, katër lojtarë dhe sulmuesi si dhe mesfushori mbrojtës brenda zonës, nuk është e lehtë”.

Pavarësisht kësaj, nëse mendon se do të dyshoj për lojtarët ose se çfarë do të bëjmë këtë sezon edhe nëse do të humbnim sonte atëherë je gabim. Nuk je personi i duhur për të bërë këso pyetjesh”.

Qëndroj prapa këtyre djemve pa kushte, fitore ose jo sepse e di mënyrën e stërvitjes, mentalitetin që kanë dhe si po e dëshmojnë”.

Tani do të shkojmë te Arsenali për të luajtur lojën tonë. Të pushojmë dhe shpresojmë që në mars, prill të jemi aty (në garë për titull), afër titujve”.

Dhe kam një ndjenjë se nuk do të jemi ndonjë kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Arsenal do ta pres Man Cityn të dielën në “Emirates Stadium”, me ndeshjen që do të nis në ora 17:30.

Lajme të ngjashme