Guardiola: Nëse lëshojmë pikë Arsenali bëhet kampion
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se klubi nuk duhet të lëshojë pikë në ndeshjet e mbetura, derisa konfirmoi rikthimin e Erling Haalandit.
Norvegjezi mungoi në fitoren 4:1 ndaj Liverpoolit shkaku i një lëndimi, por do të rikthehet për përballjen ndaj Southamptonit.
City ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit do të përballet me Arsenalin më 26 prill, por Guardiola ka paralajmëruar lojtarët se nuk duhet të lëshojnë pikë deri në atë moment.
"Nëse lëshojmë pikë Arsenali do të bëhet kampion para kohe. Nëse fitojmë, fitojmë dhe fitojmë, ne ndoshta do të jemi kampioni në fundin e sezonit".
🗣️ “If we drop points, Arsenal will be champions.”
— Football Daily (@footballdaily) April 7, 2023
Pep Guardiola says Manchester City need to win EVERY remaining game this season to win the Premier League. pic.twitter.com/k5VvXI1aeB
I pyetur nëse ka ndonjë avantazh City para se të përballet me Arsenalin shkaku që "Topçinjtë" luajnë ndaj Liverpoolit të dielën, tekniku spanjoll shtoi: "Nuk mendoj ashtu".
"Ne kishim përballjen me Liverpoolin, ndonjëherë luajmë para e dikur ndoshta më vonë. Duhet të fitojmë ndeshjet tona".
Në fund, ai konfirmoi rikthimin e Haalandit: "Këto dy ditë ka stërvitur vërtetë mirë, ai do të jetë gati".
Man City i pret një sfidë jo e vështirë në letër ndaj Southamptonit, edhe pse kjo skuadër mund t'i nxjerrë probleme shkaku që po lufton për mbijetesë. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30.