Guardiola: Nëse e fitoj tripletën këtë sezon atëherë pensionohem - NACIONALE

Guardiola: Nëse e fitoj tripletën këtë sezon atëherë pensionohem

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola ka njoftuar se do të pensionohet në rast që e fiton sërish tripletën.

Tekniku katalunas vlerësohet si trajneri më i mirë në histori pas sukseseve të njëpasnjëshme, duke nisur nga Barcelona, vazhduar te Bayern Munich e tani te Man City.

Megjithatë, Guardiola para ndeshjes ndaj Aston Villas deklaroi se në rast që e fiton tripletën për të dytën vit radhazi atëherë do të pensionohet.

Nëse e fitojmë tripletën këtë sezon, atëherë do të pensionohem. Kjo është e sigurt”, deklaroi ai për “primevideo”.

Man City në fakt shihet favoriti për të dy trofetë e mëdhenj, pra Premierligën edhe Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze po kalon një formë të jashtëzakonshme në të gjitha garat, ku të mërkurën përballen me Aston Villan

Përndryshe, ndeshja do të nis me fillim nga ora 21:15.

Lajme të ngjashme