Guardiola: Mancini dhe Italia e bënë Viallin të ‘ndihej i gjallë’ - NACIONALE

Guardiola: Mancini dhe Italia e bënë Viallin të ‘ndihej i gjallë’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjatë konferencës për shtyp ka kujtuar legjendën e futbollit italian, Gianluca Viallin, që vdiq gjatë javës që lamë pas. Ai falënderoi Roberto Mancinin dhe Kombëtaren e Italisë që e bënë Viallin ‘të ndihej i gjallë’.

Vialli vdiq në Londër më 6 janar, pas një lufte të gjatë prej kur u diagnostikua me kancer në pankreas. Ish-sulmuesi i Chelseat arriti ta mposhte një herë sëmundjen e rëndë, por ajo u kthye sërish në trupin e tij, kësaj radhe për t’ia marrë jetën.

Guardiola ishte një mik i mirë i ish-sulmuesit të Juventusit dhe Sampdorias dhe foli për të pas fitores të së dielës ndaj Chelseat në FA kupë.

vialli & mauro - Argomenti - la Repubblica

Trajneri spanjoll e përshkroi Villin si një 'person karizmatik' dhe dërgoi ngushëllimet e tij gjithashtu në emër të Manchester Cityt 'për gruan dhe fëmijët e tij'.

"Dua t'i them faleminderit kombëtares italiane, veçanërisht Roberto Mancinit, i cili e përfshiu atë. Unë e di se ajo punë e bëri atë të ndjehet i gjallë, ende pjesë e kësaj loje," tha ndër të tjera Guardiola.

Vialli u emërua shef i delegacionit të Italisë në vitin 2019 dhe dha dorëheqjen në dhjetor 2022, disa ditë pasi u shtrua në spital.

"Herën e fundit që e mbaj mend atë [ishte] një takim në një klub golfi në Majorka. Ishim të uritur së bashku dhe filluam të hanim djathë dhe sallame, të gjitha këto lloj gjërash," vazhdoi Guardiola.

"Ishte një bisedë e pabesueshme. Ai më shpjegoi se si po luftonte dhe për fat të keq ai vdiq disa ditë më parë. Pashë në Sky këtu këto ditë, reagimet në Itali. Kjo ndodh sepse ai ishte absolutisht diçka unikë.

Guardiola gjithashtu nderoi Vialli në rrjetet sociale të shtunën, disa orë para ndeshjes së Juventusit në shtëpi me Udinesen.

Lajme të ngjashme