Guardiola: Kritikët duan që Man City të zhduket nga “faqja e dheut”
Trajneri Pep Guardiola besonte kritikët e Manchester Cityt duan që ata të zhdukën nga “faqja e dheut”.
City po përballet me plot 115 akuza, ku dyshohet se kanë thyer rregullat për gjatë nëntë viteve, pra nga 2009 deri më 2018.
Klubi fuqishëm i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se janë plotësisht të pafajshëm, ndërsa pasi të përfundojnë të gjitha seancat dëgjimore pritet që vendimi përfundimtar të mbahet në fundin e këtij sezoni.
Para ndeshjes, Guardiola thotë se kritikët duan ta zhdukin klubin anglez nga faqja e dheut.
“Gjatë sezonit ju mund të thoni “Ishte një sezon i keq”. Por, për paraqitje disa thonë “E papranueshme”.
“Mund t’iu kërkoj falje, që e mbroj klubin sidomos në ditët moderne ku të gjithë po presin që jo vetëm të biem nga liga, por të zhdukemi nga faqja e dheut, e botës”.
“Kemi mesdita më të mirë se kundërshtarët, prandaj edhe ne fitojmë shumë”.
Ndërkohë, Man Cityn e pret një përballje e vështirë në vikend ndaj Arsenalit.