Guardiola 'kërcënon' gjyqtarët pas golit kontrovers të Arsenalit - NACIONALE

Guardiola 'kërcënon' gjyqtarët pas golit kontrovers të Arsenalit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka kërcënuar se kapiteni i skuadrës së tij do të injorojë gjyqtarët në ndeshjet e radhës, pasi u zemërua me Michael Oliver në barazimin e Qytetarëve ndaj Arsenalit, këtë fundjavë.

Guardiola mbeti i habitur nga Oliver në aksionin e golit të parë të Arsenalit. Kampionët e Premierligës ishin duke avancuar 1:0 me golin e Erling Haaland kur Oliver thirri kapitenin Kyle Walker për një bisedë pas një faulli; ndërsa ai u rikthye në pozicion, Arsenali e nisi me shpejtësi goditjen e lirë dhe Riccardo Calafiori më pas barazoi me një gol të bukur.

FBL-ENG-PR-MAN CITY-ARSENAL

Guardiola pranon se fillimisht ishte i zemëruar me Walker për pozicionimin e tij të dobët - ai e goditi karrigen e tij me këmbë i tërbuar, me topin që shkoi në rrjetë - por tani ai ka kërcënuar se do të informojë lojtarët e tij që të mos i lirojnë pozicionet e tyre për të folur me gjyqtarët. Te Arsenali gjithashtu mbetën të zemëruar nga vendimmarrja e Oliver, pasi Leandro Trossard u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë.

Guardiola u tha gazetarëve: “Isha [i mërzitur] me Kyle, por Kyle kishte të drejtë, sepse gjyqtari i kishte kërkuar që të vinte dhe të fliste me të me të tjerët. Kur kjo ndodh, disa njerëz duhet të jenë afër topit dhe ju duhet të rregulloni katërshen e pasme, por ne nuk patëm kohë. Por mos u shqetësoni, Kyle mbërriti në pozicion një sekondë përpara se Calafiori [të shënonte], kështu që në fund kështu ndodhi. Por ne e dinim se gjithmonë çdo goditje e lirë ata mund të shkonin shpejt te krahët dhe ata janë shumë të mirë me Sakën dhe Martinellin. Nuk më pëlqen katërshja e mbrojtjes kur ka një lëvizje të plotë, por kur gjyqtari thotë ‘hajde dhe fol me mua’, të paktën lërini [lojtarët] të kthehen në pozicionin e tyre, sepse herën tjetër nuk do të shkojmë dhe të bisedojmë me ta. Nuk është problem që vie nga Kyle.”

Manchester City FC v Arsenal FC - Premier League

Manchester City do të luajë me Watford në Kupën Carabao këtë javë dhe më pas do të përballet me Newcastle në në Premierligë. Barazimi i së dielës e mban Cityn në krye të Ligës Premier, një pikë më shumë se Liverpooli dhe Aston Villa të vendit të dytë dhe të tretë.

Arsenali në anën tjetër do të përballet fillimisht me Bolton nesër (e mërkurë), teksa në fundjavë takohet me Leicester Cityn.

Lajme të ngjashme