Guardiola jep përgjigje të çuditshme kur pyetet se a do të luajnë Haaland e De Bruyne ndeshjen e ardhshme
Dy yjet e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne, u pushuan në përballjen ndaj Aston Villës, me Pep Guardiolën që tani ka dhënë një përgjigje të çuditshme se a do të luajnë kjo dyshe në ndeshjen ndaj Crystal Palaces.
Haaland dhe De Bruyne humbën plotësisht shfaqjen e Phil Foden kur City u përball me Aston Villa, ndërsa kampionët në fuqi të Premierligës arritën në një fitore të rehatshme 4:1. Me afrimin e shpejtë të një udhëtimi në Selhurst Park, trajneri spanjoll ka ofruar një përditësim mjaft të zymtë mbi disponueshmërinë e dyshes.

Duke folur për mediat përpara udhëtimit në Londër, Guardiola tha: "Nuk e di ende, sapo kemi luajtur një ndeshje. Më duhet të mendoj për këtë."
Guardiola e di se dyshja spektakolare e krijimit të rasteve dhe golave, De Bruyne dhe Haaland do të jenë kyç për suksesin e klubit, ku ata janë akoma në garë për tre trofe. Megjithatë, për shkak të shqetësimeve të tyre të fitnesit gjatë dy muajve të fundit, trajneri spanjoll ka të ngjarë të përdorë dyshen me kujdes për t'i mbajtur ata të aftë kryesisht për Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Premierligës do të shkojnë në Londër për të përballur me Crystal Palace të shtunën, më 6 prill, teksa synojnë të mbyllin diferencën me Liverpoolin në garën për titull të ligës.