Guardiola i përgjigjet Keane për Haaland: Është sulmuesi më i mirë në botë
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola i është përgjigjur legjendës së Unitedit Roy Keane duke deklaruar se Erling Haaland është sulmuesi më i mirë në botë.
Keane e kritikoi ashpër norvegjezin pas paraqitjes që la shije të hidhur ndaj Arsenalit, duke thënë se është një lojtar i ligës së dytë.
Megjithatë, Guardiola nuk mendon njëjtë duke deklaruar se Haaland është sulmuesi më i mirë në botë.
“Nuk pajtohem me të, absolutisht jo”.
“Është sulmuesi më i mirë në botë dhe na ka ndihmuar të fitojmë ato që fituam sezonin e kaluar. Është i shkëlqyer”, deklaroi ai.
🚨✋🏻 Pep Guardiola on Roy Keane's 'League Two player' opinion about Haaland: "I'm not agreeing with him, absolutely not".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 3, 2024
"He is the best striker in the world and helped us to win what we won last season. He's exceptional". pic.twitter.com/Do6wKhpKA2
Guardiola ndër të tjera shtoi se ka mbetur i befasuar se si Keane ka bërë këto kritika, duke marrë parasysh se ka qenë ish futbollist.
“Befasohem kur shoh kritika nga ish lojtarët. Gazetarët i kuptoj por ish lojtarët, jam i befasuar”.
“Është sikur një ish gjyqtar të kritikojë gjyqtarët e tjerë... kujtimet zhduken shpejtë”.
Përndryshe, Manchester City do ta zhvillojë një sfidë jo të lehtë në “Etihad Stadium” ndaj Aston Villas në kuadër të Premierligës.