Guardiola i jep Man Cityt vetëm 1 për qind shans për ta përmbysur Real Madridin - NACIONALE

Guardiola i jep Man Cityt vetëm 1 për qind shans për ta përmbysur Real Madridin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola beson se Manchester City ka vetëm 1 për qind shans për ta përmbysur Real Madridin dhe kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

City e humbi ndeshjen e parë ndaj Realit në play-off me rezultat 3:2, ndërsa të mërkurën zhvillohet ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu”.

Guardiola është pesimist për këtë sfidë, ku para ndeshjes ka deklaruar se gjiganti anglez ka vetëm 1 për qind shanse për të vazhduar tutje.

“Përqindja për të fituar në Bernabeu me pozitën që jemi, të gjithë e dimë se nëse pyet para lojës për përqindje, atëherë jemi 1 për qind ose diku aty”.

“Është minimale, por për sa kohë të kemi mundësi, do të provojmë, kjo është e sigurt”.

“Shanset janë të vogla sepse rezultati nuk është i mirë. Pesë minuta më parë, ishte 2:1, atëherë do të ishte ndryshe. Por, me rezultat 2:3, shanset janë më pak, do të provojmë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Superkompjuteri i Opta-s i ka dhënë Cityt vetëm 28.6 për qind shanse për të fituar në ndeshje, mirëpo 21.6 për qind që të avancojë tutje.

Guardiola ndërkohë beson se mentaliteti ka qenë problemi kryesor i Cityt në këtë periudhë.

“Ka pasur shumë ndeshje në të cilën nuk kemi luajtur në nivelin e duhur dhe kemi humbur”.

“Nuk ishte vetëm tre pikë, por ndikon në mendjen tonë në ndeshjet e radhës. Ka ndodhur shpesh”.

Lajme të ngjashme