Guardiola i dërgon mesazh të qartë Phillips pas lëndimit të Rodrit
Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se mesfushori Kalvin Phillips do ta ketë shansin për të impresionuar në mungesën e Rodrit.
Spanjolli do të mungojë në tre ndeshjet e radhës në Premierligë shkaku që mori një karton të kuq ndaj Nottingham Forestit.
Kësisoj, Phillips do të jetë titullar edhe pse që kur iu bashkua klubit anglez në vitin 2022 ka qenë vetëm katër herë.
“Kalvin do të nis nga minuta e parë. Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Kalvin dhe të shohim se si do të shkojë”, deklaroi ai në konferencë për shtyp para përballjes ndaj Newcastle në kuadër të Carabao Cup.
Anglezi assesi s’arriti t’ia zërë vendin Rodrit shkaku i lëndimeve dhe formës jo të mirë, derisa për disa javë ishte edhe në stol shkaku i peshës së shtuar.
Phillips ishte ndër më të kërkuarit në afatin kalimtar veror, me Bayern Munich dhe Liverpool të interesuar por lojtari në fund preferoi të qëndronte te Man City.
Javët e fundit ka pasur raportime se nëse Phillips s’e zë vendin e titullarit, atëherë Arsenal mund të tentojë ta transferojë në afatin dimëror.