Guardiola: Fituam Ligën e Kampionëve sepse Lukaku dështoi të shënonte nga tre metra
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është kthyer edhe një herë te triumfi në Ligën e Kampionëve, që ishte titulli i parë në histori i kampionit anglez, duke thënë se fituan vetëm për shkak se Romelu Lukaku dështoi të shënonte nga tre metra.
City fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve falë golit të shkëlqyer të Rodrit, por Lukaku pati një shans më të mirë në minutat e fundit të lojës. Pasi u gjet i pambuluar në zonë, ai ishte në buzë të zonës së gjashtë metrave kur bëri një goditje me kokë drejt portës, vetëm për të parë përpjekjen e tij të ndalur nga gjuri i Edersonit, pasi portieri i Cityt mbajti golin e paprekur për 90 minuta.

“Unë jam tani Kampion i Evropës me skuadrën time vetëm se sulmuesi {Lukaku} doli huq nga tre metra për të shënuar.”

Lukaku e pranoi pas ndeshjes se i mbeti një "ndjenjë e keqe" pas humbjes. Pavarësisht kësaj, ai thuhet se dëshiron të qëndrojë në Inter këtë verë, në vend që të rikthehet te Chelsea, nga i cili klub iu bashkua klubit italian në formë huazimi.
Lukaku shpreson të përfundojë një transferim të përhershëm te Interi këtë verë pasi Chelsea kërkon të pastrojë skuadrën e tyre, ndërsa Guardiola po përgatitet për para-sezonin me Cityn pasi ata përpiqen të mbrojnë tre trofetë e tyre në sezonin 2023/24.
