Guardiola e sheh Interin si kandidat për ta fituar Ligën e Kampionëve
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola beson se Inter është kandidat i fortë për Ligën e Kampionëve pas demolimit që i bënë AC Milanit.
Guardiola foli në konferencë për shtyp të martën ku dha lëvdata për skuadrën italiane, sidomos pas fitores ndaj AC Milanit.
I pyetur për kujtimet e finales tekniku spanjoll u përgjigj: “Nuk e kam shikuar sërish ndeshjen. Aspak, shikoni çfarë ndodhi me skuadrën që mposhtëm, në ligën italiane fituan në derbi 5:1”.
“Kam ndjesinë se janë skuadër shumë e fortë. E kanë dëshmuar, lojë e ngushtë, por monedha ishte në anën tonë. E dinim sa vështirë ishte, tani është kandidat sërish”.
“Më pëlqen të mposht skuadra të tjera, finalja ishte shumë garuese”, deklaroi ai.
Inter me fitoren 5:1 ndaj AC Milanit të shtunën janë lider i vetëm në Serie A me 12 pikë, në katër ndeshjet e para. Asnjë skuadër italiane s’ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota deri më tani.
Skuadra e Simeone Inzaghit gjithashtu ka sulmin më të mirë në ligë me 13 gola të shënuar, derisa ka pësuar më së paku.
Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24 do të debutojnë të mërkurën si mysafir i Real Sociedadit.