Guardiola: Dua ta lëndoj vetën, kemi probleme te City - NACIONALE

Guardiola: Dua ta lëndoj vetën, kemi probleme te City

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola thotë se e ka lënduar me qëllim vetën.

Tekniku katalunas u pa me shenja në fytyrë pas barazimit me Feyenoordin, gjë që befasoi të gjithë.

Pas ndeshjes, Guardiola e konfirmoi se e ka lënduar vetën me gishta.

Me gishtat e mi, dua ta lëndoj vetën time”, thotë shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Guardiola gjithashtu e pranoi se “Qytetarët” kanë probleme, ndërsa nuk ka nevojë për t’iu thënë asgjë lojtarëve.

Kemi probleme, po. Tre zëvendësime? Ndeshja nuk mbyllet kurrë, por në 3:0, nuk po shihja ndonjë rrezik”.

Nuk është e nevojshme t’iu them ndonjë gjë lojtarëve. E dinë në mënyrë perfekte”.

City të martën mbrëma ishte në epërsi prej tre golave ndaj Feyenoordit, mirëpo që holandezët ia dolën ta barazojnë rezultatin në 3:3.

Gjiganti anglez është në krizë rezultatesh shkaku që s’dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ku pesë prej tyre janë humbje.

Lajme të ngjashme